Në këtë veb faqe mund ta hulumtoni hartën e parë interaktive të kriminalit në Maqedoni. Në prapavi sistemi lexon të dhëna për ngjarjet nga
e-biltenet ditore
të publikuara në veb faqen oficiale të Ministrisë së punëve të brendshme, që janë të shkruara në gjuhë natyrore, mandej i analizon dhe i kodon në hartë prej
Google Maps.
Ngjarjet mund t'i filtroni sipas qytetit në të cilin kanë ndodhur, llojit të ngjarjes, datës kur kanë ndodhur si dhe sipas asaj se në cilën ditë të javës kanë ndodhur. Mund të bëni edhe nënbashkësi me kombinime të këtyre parametrave.
Biltenet e MPB publikohen çdo ditë dhe paraqesin një pjesë të ngjarjeve që kanë ndodhur një ditë para, duke filluar nga 21.06.2011 e deri më sot. Kështu që, ky sistem nuk është hartë e plotë e krimit, por paraqet informata me vlerë statistikore. Përveç për analizë të shablloneve kriminele, kjo hartë mund të shërbejë edhe si mjet parandalues për uljen dhe parandalimin e krimit në shtet.
Të dhënat janë tani më publike në veb faqen e MPB-së, megjithatë ju përkujtojmë se çfarëdo keqpërdorimi i tyre paraqet vepër kriminele vetë më vete. Privatësia e qytetarëve është e garantuar me atë që nuk janë paraqitur me vendin e saktë të ndodhjes, por në mes të rrugës ose në mes të fshatit. Më tej harta është e paraqitur edhe në formë të harte nxehtësie ku ngjarjet shqyrtohen si grupë.
Sistemi është i bazuar në idenë e të dhënave të lira (open data) dhe prandaj e ndan tërë bazën me të gjitha të dhënat në disa formate.